Haradinaj: Kurti, ose mashtruesi, ka punuar kundër fuqizimit energjetik të Kosovës

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me politikën energjetike të qeverisë dhe vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Gjatë emisionit në Debat Plus, Haradinaj ka thënë se Kurti ka vepruar për vite me radhë kundër fuqizimit të sektorit energjetik të Kosovës, duke penguar zhvillimin e kapaciteteve të reja prodhuese, fillimisht me qymyr dhe më vonë me gaz.

banner

“Kurti ose mashtruesi me dekada ka punuar kundër forcimit ose fuqizimit energjetikë të Kosovës. Duke i pamundësuar kapacitet e reja, dikur ato me qymyr, pastaj ato me gaz. Kurti në vazhdimësi ka punuar për interesa të një grupi të vogël , të tyre që shesin e blejnë energji. Është plotësish në funksion të tyre.

Dhe së fundmi Kurti i i quan 1 për qind (bizneset), e vërejtët me çfarë demagogjie, po dëshiron prapë me popullzim më i thanë një pjesë të popullit, mos u mërzitni ju për këta…”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy