Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i cili ka thënë se ai dhe partia e tij e kanë përkrahur Haradinajn vazhdimisht, veçanërisht në vitin 2017, kur ai u bë kryeministër.

Limaj kishte thënë se Nsima kishte dhënë gjithë potencialin elektoral që kishte në atë kohë për të mbështetur Haradinajn, duke shtuar se nuk i kanë borxh njëri-tjetrit.

banner

“Me hidhërim të shpisë mos iu gjuaj kojshisë”, kishte thënë Limaj ndër të tjera, i cili pas zgjedhjeve u nda nga koalicioni parazgjedhor që kishte me AAK-në dhe u vetë-ofrua për bashkëpunim me Vetëvendosjen.

Megjithatë, për Haradinajn kjo temë është e mbyllur.

“Për mua është e kaluar. Nuk merrem me këtë pjesë më… Bashkëpunimet, zhvillimet, ato që janë thënë e bë janë e kaluar. Nuk i kam më në agjendë të ditës sime… E shkuar e kaluar, kaq”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus. /Dukagjini

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy