Ish-eprori i UÇK-së bën thirrje për mobilizim kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

by informim peje

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Binak Gashi, ka reaguar ashpër ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, duke i bërë thirrje popullit që të “zgjohen” dhe të veprojnë në mbrojtje të tyre.

Në një deklaratë publike të dhënë gjatë emisionit “Ora Shtatë” në Klankosova.tv, Gashi ka theksuar se ish-luftëtarët janë themeluesit e pavarësisë së Kosovës dhe kanë qenë pjesë e projektit më të madh kombëtar që ka ndodhur në historinë e vendit.

banner

“Themelues të ushtrisë, të pavarësisë, arkitekti, projekti më i madhi kombëtar që ka ndodh, e kanë pasur fatin me i pri, edhe bashkë me ta kam qenë pjesë edhe unë, e ndjej vetën shumë krenar,” tha Gashi.

Ai u shpreh i shqetësuar për indiferencën e shoqërisë karshi procesit gjyqësor në Hagë, duke theksuar se është “moment i fundit” që qytetarët të reagojnë dhe të mos lejojnë që sakrifica e luftës të shpërfaqet në mënyrë të padrejtë.

“Ku me i lanë na këta lapidarë, këta dëshmorë, çka me i shpall na? Popull zgjohuni, është koha, momenti i fundit,” theksoi ai me tone emocionale.

Gashi gjithashtu iu drejtua Organizatës së Veteranëve të UÇK-së me kritika, duke u kërkuar që të mos funksionojë vetëm si një organizatë formale, por të reflektojë për të mirën e vendit dhe të jetë më aktive në mbrojtjen e trashëgimisë së luftës çlirimtare.

“I bëj thirrje edhe Organizatës së Veteranëve, mos të jetë vetëm organizatë e veteranëve, por të reflektojë për të mirën e Kosovës,” përfundoi Gashi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy