“KEMI DALLIME – Shpifje, propagandë, urrejtje – thonë LDK është bërë bashkë me Listën Serbe, burra e gra patriotë atakohen”, Abdixhiku për LVV

by Nexhat

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku thotë se nuk mund të ketë bashkëpunim me VV për shkak të dallimeve që kanë me njëra-tjetrën.

Abdixhiku në emisionin Pressing në T7 thotë se po ashtu edhe gjuha atakuese e tyre është njëra ndër arsyet, ku thotë se VV’ja ka zgjedhur shpifjen, propagandën, urrejtjen dhe atakimin ndaj njerëzve të LDK’së.

banner

“Partia e parë ka zgjedhur shpifjen propagandën, e urrejtjen dhe atakimin e njerëzve të LDK sot e kësaj dite. Tash unë i shikoj ata njerëz, flasin edhe sot, ky kryeministër në detyrë, deputet thotë LDK është bërë bashkë me Listën Serbe, e shikoj tani kush është bërë me Listën Serbe: E shoh komandant Anton Qunin aty, e shoh djalin e Sali Qekajt, Hysni Qekaj, e shoh gjeneral Fadil Hadërgjonaj, i shoh burra e gra patriotë, jo vetëm të luftës, shoh gra si: Doarsa, Hykmetja, Jehona, djem si Parisi, Albani e Krenari, e ti me këtë gjuhë i atakon njerëz kaq profesionist, edhe pret që një ditë: hajde të bëhemi bashkë e të bashkëqeverisim, JO.

Por kjo gjuhë atakuese, nuk është probleme për t’u ulur, sepse nesër do të ulemi edhe me Serbinë, që ka bërë shumë më keq, bashkëpunimi është vleror mes neve dhe VV”, tha Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy