Kusari i reagon Pecit: Fokusohuni në punët tuaja në ministri, mediat ka kush i vlerëson

by Nexhat

Juristja e medias, Flutura Kusari i ka reaguar ministrit në detyrë, Faton Peci, pasi ky tha se nuk i merr seriozisht mediat në Kosovë.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Facebook, Kusari e ka lutur ministrin që të merret me punët e tij dhe çështjet që i ka me organet e drejtësisë.

banner

“Ju njoftoj që mediat ka kush i vlerëson.

Ju e keni vetëm një obligim në raport me media – të ofroni qasje në dokumente publike dhe të jepni llogari para mediave në detaje. Deri më tani jeni ndër ministrat e paktë që megjithatë keni japë llogari në media, gjë të cilën unë personalisht e vlerësoj tej mase. Sulmet ndaj mediave, nuk ju bëjnë nder dhe nuk ju ndihmojnë” – ka shkruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy