Vitet kalojnë, por klasi i Lionel Messit dhe Luis Suarezit mbetet. Dyshja e riktheu Inter Miamin te suksesi, duke mposhtur me rezultatin 4-2 Montrealin.
Messi dhe Suarez ishin padyshim protagonistët kryesorë të takimit, teksa shënuan nga dy gola secili.
Pas këtij suksesi, Inter Miami arriti fitoren e dytë në nëntë ndeshjet e fundit. Sinjale dhe nga Suarez, i cili nuk kishte shënuar që nga fitorja e fundit e skuadrës më 3 maj.
Uruguajani shkon në kuotën e 4 golave në këtë sezon dhe mbetet shumë larg pritshmërive.
Pas kësaj fitoreje, Inter Miami ngjitet në vendin e gjashtë në Konferencën Lindore, me 26 pikë pas 15 ndeshjeve.