Mes heshtjes për luftën në Ukrainë, Rusia akuzon Izraelin për “ndëshkim kolektiv” në Gaza

by Nexhat

Në një nga deklaratat më të forta ruse kundër Izraelit, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka dënuar ashpër sulmet e fundit të Izraelit në Rripin e Gazës, duke i cilësuar si “ndëshkim kolektiv ndaj popullsisë civile”.

“Çfarë po ndodh në Gaza është e pakuptueshme dhe e papërshkrueshme,” ka thënë Lavrov gjatë një forumi rajonal, sipas The Times of Israel.

banner

Deklaratat e Lavrovit vijnë ndërsa ushtria izraelite ka intensifikuar ofensivën e saj në Gaza, me synimin – sipas autoriteteve izraelite – për të shkatërruar Hamasin.

Kujtojmë se, tradicionalisht, Rusia dhe Izraeli kanë ruajtur marrëdhënie të mira, përfshirë koordinimin ushtarak në Siri dhe një komunitet të madh rusofolës që ndodhet në Izrael. Po ashtu, Izraeli ka shmangur kritika të forta ndaj ofensivës ruse në Ukrainë dhe nuk i është bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Moskës.

Megjithatë, duket se Moska është duke forcuar çdo herë e më shumë lidhjet diplomatike dhe ekonomike me vendet arabe.

“Ne, së bashku me miqtë tanë arabë dhe shumicën dërrmuese të shteteve të tjera, kërkojmë që gjakderdhja të ndalet menjëherë,” është shprehur Lavrov

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy