MOTI/ Riga lokale shiu paraditën e së premtes – gjatë fundjavës më shumë diell, temperaturat në rritje

by Nexhat

Vransirat mbeten më të shumta orëve të para të ditës së premtë, e vende-vende mund të shfaqen edhe riga lokale shiu. Nga orët e pasdites duke shkuar nga mbrëmja vransirat fillojnë të shpërndahen, e priten dhe intervale më të shkurta me diell. Frynë erë veriore mesatare e mesatarisht e fuqishme, 6-13m/s. Temperaturat në rritje të lehtë deri në 18C e 22C, maksimalet, ndërsa minimalet në mëngjes zbresin në 9C e 11C.

Përgjatë fundjave kushte më stabile shtrihen mbi vend. Do të ketë më shumë intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 26C. Ditëve të para të qershorit dhe më nxehtë, me maksimale që arrinë deri në 30C e 32C ditën e martë. Parashihet mot kryesisht me diell, pa mundësi për të reshura. Minimalet në rritje, nga 6C e 7C të shtunën në 12C e 14C ditën e martë. Të shtunën ende frynë erëra më të theksuara veriore, e nga dita e hënë të lehta dhe mesatare perëndimore e jugperëndimore, 2-5m/s.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy