21
Një vajzë raportohet se ka rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.
Nga Klinika Emergjente në QKUK kan thënë se gjendja e saj është e rëndë dhe është në trajtim e sipër në emergjencë.
” Gjendja e saj është e rëndë është në trajtim e sipër ende në emergjencë”, tha mjeku kujdestar.
Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për konfirmimin e rastit, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë dhënë përgjigje.