Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se qëndron në mbështetje të bizneseve.
Por, ai tha në “Presisng” të T7, se janë 171 mijë punëtorë që punojnë në sektorin e privat.
Abdixhiku tha se 42% për Lëvizjen Vetëvendosje pa punuar asgjë për katër vjet, flet shumë.
Ai theksoi se “nga zemra e plasur”, po e citon Gazmend Muhaxherin se “pak po ju bëjnë çka e meritojnë”.
“Ndjej keqardhje që gjendemi në situatë të tillë ku bizneset kryesore të Kosovës kanë një breng që s’mund t’ia besojnë institucioneve të Kosovës, por siç thotë ndonjëherë Gaz Muhaxheri pak po iu bëjnë çka meritojnë. Po e them prej zemrës së plastë”.
“Janë 171 mijë punëtorë që punojnë sektorin privat në këto biznese që prekën direkt prej krizs energjetike”, ka thënë Abdixhiku.