Peja me qendër rajonale mediatike: RTK hap Zyrë Rajonale në bashkëpunim me Komunën

by informim peje

Komuna e Pejës ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook se është nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes Kryetarit të Komunës, z. Gazmend Muhaxheri, dhe ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, z. Hysen Hundozi, për hapjen e Zyrës Rajonale të RTK-së në Pejë.

Ky bashkëpunim strategjik synon forcimin e pranisë së transmetuesit publik në nivel lokal, duke i hapur rrugë një mbulimi më efikas dhe më të afërt të zhvillimeve në qytetin e Pejës dhe komunave përreth.

banner

RTK ka shprehur gatishmërinë për të hapur këtë zyrë rajonale në qytetin e Pejës, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e raportimit nga terreni dhe afërsinë me komunitetin lokal. Në të njëjtën kohë, Komuna e Pejës ka shprehur përkushtimin për të ofruar mbështetjen institucionale dhe hapësirën e nevojshme për funksionimin e kësaj zyre.

Zyra Rajonale e RTK-së do të vendoset në lokacionin e Qendrës Rinore “Dardania”, një hapësirë e njohur në Pejë që tashmë do të marrë një rol të ri në zhvillimet mediatike dhe informimin publik.

Ky partneritet përfaqëson një hap domethënës drejt rritjes së transparencës, informimit të drejtë dhe forcimit të lidhjes mes qytetarëve dhe mediave publike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy