Vetëm 15 minuta seancë plenare, kanë mjaftuar që në Kuvend të hidheshin akuzat më të rënda mes palëve
Ndërsa opozita akuzonte mazhorancën për atë që e konsideron si “farsë elektorale” dhe manipulimin e votës më 11 maj, duket se tensioni nuk ka zgjatur më shumë se sa deputetët kaluan pragun e godinës së Kuvendit
Në dalje, socialistët dhe demokratët kanë qenë të përzemërt mes tyre.
Ornaldo Rakipi dhe Ramadan Lika kanë shtrënguar duart mes tyre, ndërkohë që Helidon Bushati dhe Frrok Gjini janë përqafuar.
Nga ana tjetër Erion Braçe i “rreh shpatullat” Tritan Shehut, ndërsa Nasip Naco dhe Ferdinand Xhaferri kanë dalë bashkë nga Kuvendi.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte gjithashtu fakti se ndërkohë që në seancë u shfaqën të tensionuar, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, sapo mbaroi seanca ishin të buzëqeshur.







