Chelsea ka shkatërruar ëndrrën e Real Betisit për të fituar titullin e parë evropian, duke i mposhtur në finalen e Ligës së Konferencës me rezultat 4-1.
Fitorja e londinezëve jo vetëm që i dha fund aventurës evropiane të Real Betisit, por edhe përforcoi më tej statusin historik të Chelseat në futbollin kontinental.
“Blutë” janë tashmë skuadra e vetme që kanë fituar të gjitha kompeticionet kryesore evropiane të UEFA-s: Ligën e Kampionëve, Kupën e Fituesve të Kupave, Kupën UEFA/Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Superkupën e Evropës. Për më tepër, ata kanë fituar edhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2021.
EUROPEAN WINNERS!!! 🏆 pic.twitter.com/sCm3slcbJv
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 28, 2025
Karriera evropiane e Chelseat nisi që në sezonin 1970-71, kur ata fituan Kupën e Fituesve të Kupave ndaj Real Madridit në një finale që u vendos pas një ndeshjeje të përsëritur. Ata e përsëritën këtë sukses në vitin 1998, duke mposhtur Stuttgartin në finalen e po të njëjtit garë
Në shekullin e 21-të, Chelsea ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve: në vitin 2012 ndaj Bayern Munich pas penalltive dhe në vitin 2021 ndaj Manchester Cityt, në një finale angleze. Ata kanë triumfuar gjithashtu dy herë në Ligën e Evropës – në vitin 2013 ndaj Benficës dhe në 2019 ndaj Arsenalit.
Përveç kësaj, Chelsea ka fituar dy herë edhe Superkupën e Evropës: në vitin 1998 kundër Real Madridit dhe në vitin 2021 kundër Villarrealit.
🚨 Chelsea FC have WON IT ALL! pic.twitter.com/ciTkbnADGC
— Pys (@CFCPys) May 28, 2025
Në total, Chelsea ka nëntë tituj kontinentalë dhe një titull botëror për klube – një rekord që i vendos ata ndër klubet më të lavdishme në historinë e futbollit evropian