Rashiq thotë se do ta votonte Fatmir Limajn për kryerparlamentar

by Nexhat

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur sot se do të mbështesë kandidaturën e Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit të Kosovës, nëse ky i fundit do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje,

Deklarata e Rashiq u bë pak para seancës së radhës së Kuvendit, e cila përfaqëson përpjekjen e 23-të për konstituimin e tij.

banner

“Nuk kemi biseduar me Kurtin përveç se ka një gatishmëri nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ana e kryeministrit që unë të jem pjesë e qeverisë dhe kjo që e keni thënë është diçka e re për mua, por në politikë është normal që të ketë ndryshime të opsioneve ose planeve, ose ministrave. Deri në këtë moment jo se a është i njoftuar nëse ka një propozim të ri sot për kryeparlamentar. Po, po do e votoja Fatmir Limajn për kryeparlamentar”, shtoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy