Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo i njohur me nofkën ‘Fenomeni’, ka shprehur sërish dashurinë e madhe për klubin italian Inter, në prag të finales së Ligës së Kampionëve.
Interi në finalen e madhe të garës elitare evropiane, do të përballet me PSG-n këtë të shtunën në Munich.
Ronaldo, i cili kishte kaluar disa nga vitet më të rëndësishme të karrierës së tij tek Zikaltërit, thotë se zemra e tij rrah fort për Interin.
“Zemra ime rreh fort për Interin. Do të ishte diçka e mrekullueshme nëse Interi fiton Champions League. Do të gëzohesha shumë për këtë klub dhe për tifozët e tyre fantastikë”, ka thënë Ronado.
Braziliani, i cili kishte veshur fanellën e internistëve mes viteve 1997-2002, ka mbetur një figurë ikonike në “Guisseppe Meaza”, edhe pse karriera e tij në Itali u shoqërua me lëndime të shumta