Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk flet me deputetët e LDK-së nëse kanë presion nga LVV.
LDK-ja e ka pranuar se disa deputetë të saj janë kontaktuar nga LVV.
Por, Abdixhiku tha se çdo deputet e ka rrugën çelë të shkojë, nëse mendon që duhet të tradhtohet vota e LDK-së.
“Me asnjë deputet nuk kam folur a keni presion apo jo, as nuk do t’i bindi. Tash po ju them kushdo që mendon që duhet me kalu në shumicë rrugën çel e kanë. Nëse mendoni me tradhtu rrugën e LDK-së urdhëroni, por asnjë nuk ka shfaq një gjë të tillë. Këto janë diskutime mediatike që lindin prej studiove më tepër, ka kontakte – por asnjë nuk ka thënë po shkojë”, ka thënë Abdixhiku në T7.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se sikur LDK-ja t’i kishte 48 deputet shumë lehtë do të formonte institucionet.
Por, ai tha se edhe po të shkojë më gazë lotsjellës në Kuvend, asgjë nuk ndryshon – Kushtetuta fillimisht i jep përparësi partisë së parë.
Abdixhiku tha se LDK-ja sillet brenda rendit kushtetues.
“Duhet i pari ta bëjë shumicën, nuk ka alternativë tjetër. Qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, çështja është se dhe po reagova e shkova me gaz lotsjellë, sërish asgjë nuk bëhet pa të parin. Kushtetuta e Kosovës e determinon që i pari duhet të nis urën”, ka thënë Abdixhiku.