Rryma më lirë në veri të Kosovës, Rizvanolli: Kompania furnizuese atje e paguan atje tërë energjinë që konsumohet

by Nexhat

Artane Rizvanolli, ministre në detyrë e Ekonomisë, në një konferencë për media ka mohuar se KESCO blenë energji me 30 euro, dhe pastaj e shet në treg, shkruan Gazeta Express.

‘‘Nuk është e saktë që KESCO do ta blejë energjinë me 30 euro dhe do ta shesë në treg të lirë. KESCO në kuadër të kontratës së privatizimit e blenë energjinë nga KEK-u për konsumatorë që janë në treg të rregulluar. KEK tepricat i shet në treg për të gjithë, dhe të gjithë kanë në këtë energjinë shtesë. Pikërisht duke dalë kompanitë në treg lirohen disa prej këtyre kapaciteteve të KEK-ut që duhet të jepen KESACO, ato dalin në treg shiten në treg, dhe pikërisht në këtë mënyrë rritet konkurrenca në treg. Pra edhe njëherë, nuk është e saktë që KESCO ka të drejtë ta blejë me 30 euro energjinë dhe ta shesë në treg të rregulluar’’, ka thënë ajo.

banner

Tutje, ajo është deklaruar edhe për furnizimin me energji në veri të vendit, duke thënë se qytetarët e Kosovës nuk e paguajnë energjinë për pjesën veriore të vendit, porse e njëjta paguhet nga kompania furnizuese atje.

‘‘Sa i përket furnizimit me energji elektrike në veri, së pari dua të ju përkujtoj që në veri të Ibrit, energjia elektrike nuk është paguar për 24 vite, tani paguhet. E dyta, pyetet se sa është energjia që po e inkason atje kompania furnizuese, duke implikuar dhe duke menduar se pjesën tjetër e paguajnë qytetarët e Republikës së Kosovës, kjo nuk është çfarë ndodhë. Kompania e furnizimit atje e paguan tërë energjinë që e konsumojnë konsumatorët atje, pavarësisht nëse konsumatorët e paguajnë energjinë elektrike apo jo. Fakti është qe prej 1 janarit të vitit 2024, qytetarët e Kosovës nuk e paguajnë asnjë centë për furnizimin në komunat veriore’’, ka deklaruar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy