Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është shprehur i kënaqur me punën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Por, ai tha se Prishtina është bërë pjesë e një beteje të rëndë politike.
Ai në “Pressing” të T7, është ankuar për sabotimin që po bëhet.
“Prishtinë është bërë pjesë e një beteje politike nga të gjitha palët, secila parti me aq takat sa ka, dikush me të blloku bërllogun atje, me t’i çu disa protestë me militantë partiakë”.
“Me t’i blloku projektet njëfarë instituti, dmth me një militant partiak brenda Institutit, krejt projektet e Komunës së Prishtinës janë dalë, a e dini që kjo rruga Agim Ramadani që është shtru, për me shtru asfaltë, me dalë njerëz me punu. Delë një Inspektorë me tre policisë që s’i kanë as 23 vjet e delë ta bllokon një projekt të madh transformues për Republikën e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku