Shqiptarët po sigurojnë me shumë jetën, AMF: Në janar-prill rritje me 11 përqind

by Nexhat

Sigurimet për jetën në Shqipëri kanë pësuar një hov gjatë këtij viti.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare tregojnë se qytetarët shqiptarë  kanë shpenzuar më tepër për të siguruar jetën.

banner

Primet nga sigurimet të jetës gjatë periudhës janar-prill 2025 arritën në rreth 730 milionë lekë, ose 10.55 % më shumë se në janar-prill 2024.

Një pjesë e konsiderueshme e këtij zëri lidhet edhe me sigurimin e detyrueshëm të jetës për shkak të marrjes së kredive për blerje banese. Tregu  mbetet i orientuar te sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.43% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.52%.

Sigurimi i detyrueshëm motorik vijon të ketë rritje, dhe gjatë katër muajve të parë të këtij viti arriti në 4,6 miliardë lekë, ose 14.26% më shumë se në janar-prill 2024.

Ndërkohë që me rënie të konsiderueshme kanë rezultuar sigurimet për pronën apo shëndetin. Sipas të dhënave zyrtare, në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar-prill 2025 vihet re një ulje me gati 10% të këtij portofoli.

Ndërsa të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar-prill 2025 arritën në rreth 460 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 9.58% në krahasim me janar-prill 2024.

Në katër muajt e parë rezulton se kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak detyrime për aksidentet, në krahasim kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë./abcnews.al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy