S’kemi qëndrim për propozimin që Limaj të votohet për kryeparlamentar, thotë Haradinaj

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk kanë qëndrim nëse do e votonin Fatmir Limajn për kryeparlamentar.

Pas dështimit të përpjekjes së 23-të për konstituim të legjislaturës së nëntë, Haradinaj tha para gazetarëve se kanë ofruar zgjidhje dhe propozim të tre emrave që do i votonin për kryeparlamentar.

banner

“Ne kemi dhënë zgjidhje edhe atë realisht e kemi bërë pa asnjë kundër-vlerë, pra s’kemi kërkuar asgjë nga Vetëvendosje. Deri tani kemi propozuar tre emra që mund t’i votojmë. E dini është Saranda Bogujevci, Shqipe Selimi edhe Glauk Konjufca. Nëse sot do të kishim njërin nga këta tre emra, pa asnjë kërkesë, pa asnjë kusht, ne do t’i votonim. Për atë edhe erdhëm realisht në seancë me shpresë se rastësisht ka ndryshim. Sa i përket emrit të zotëri Limajt nuk kemi ndonjë qëndrim të tillë”, deklaroi ai.

Kreu i AAK-së tha se për Limajn nuk kanë diskutuar as me partinë, por vetëm për tre emra, siç tha ai, unifikues.

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj deklaroi sot se është takuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

“Nuk është pjesë e interesimit tim”, tha Haradinaj derisa u pyet nëse një gjë e tillë e lëkund qëndrimin e tij, raporton KP,

“Ato nuk janë pjesë e interesimit tim, kush me kë takohet më tutje është diçka që nuk përbën më ndonjë lajm. E ajo që është interesim i imi është me zgjedh kryetarin e Kuvendit ose kryetaren dhe ne i kemi dhënë tre emra që ia japim votën pa asnjë kusht. Dhe për këtë nuk kemi kërkuar as që të jemi bashkë me opozitën, në këtë rast as me PDK-në, as me LDK-në, pa asnjë kusht, pa asnjë kërkesë. Nëse na japin këta emra, njërin nga këta tre emra sot e kishim votuar dhe do të kalonim në tema tjera. Nëse Vetëvendosje nuk i ka numrat për qeveri, prapë mund ta bllokojë konstituimin e plotë të Kuvendit tek nënkryetarët, por do të mundnim të zgjidhnim të paktën kryetarin dhe jemi për”, shtoi Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy