Tahiri: Bizneset s’kanë dalë në rrugë prej qejfit, në vend të akuzave duhet dialog sepse ato e mbajnë gjallë shtetin

by Nexhat

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se protesta e sotme e bizneseve është thirrje për ndihmë dhe jo për përplasje.

Ai thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike në mes të një pasigurie të thellë ekonomike është një goditje e rëndë dhe e padrejtë.

banner

“Protestat e sotshme e bizneseve është thirrje për ndihmë, jo për përplasje. Askush nuk del në rrugë me dëshirë, e aq më pak sektori privat që drejtpërdrejt preket dhe humb nga ky veprim. Mirëpo, rritja e çmimeve të energjisë në mes të një pasigurie të thellë ekonomike është goditje e rëndë dhe e padrejtë. Kjo nuk është reformë, por dënim kolektiv për ata që po e mbajnë gjallë shtetin me punë dhe tatime dhe ata që janë shtylla e ekonomisë dhe burimi kryesor i punësimit në vend”, ka shkruar Tahiri,

“Sot, mbështetja për bizneset nuk është zgjedhje politike por është domosdoshmëri kombëtare. Në vend të akuzave, duhet dialog. Në vend të arrogancës, duhet përgjegjësi. Sepse kur bankrotojnë bizneset, bie edhe shteti”, ka përfunduar Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy