“Trump shpalli terroriste kartelet e drogës”, Berisha paralajmëron Ramën: Do të kesh fatin e diktatorit Noriega

by Nexhat

Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të ketë fatin e ish-diktatorit Noriega i cili pasi bëri 35 vite burg në SHBA, u dënua përjetë nga Franca edhe e kishte nderuar me urdhrin më të lartë, atë të Legjionit të Nderit.

“Ka qenë një narkodiktator i Amerikës së Jugut Noriega u bë aq problem për SHBA sa Xhorxh Bush dërgoi marinsat dhe mezi e gjetën. Noriega i shpëtoi karriges elektrike, por u dënua shumë vite dhe pasi bëri 35 vite në SHBA e dënoi dhe Franca përjetë, por Franca i kishte dhënë dekoratën e legjionit të nderit. Nuk është çudi që “Ramaduro” do ketë fatin e Noriegës”, tha Berisha.

banner

Kreu demokrat deklaroi në studion e Debatit në A2 CNN se Trump shpalli kartelet e drogës si terroriste dhe sipas tij ato tashmë janë në vendin tonë jo vetëm në Meksikë e Kolumbi

Berisha tha se prokurorja e SHBA solli mesazhin në Shqipëri që të luftohen këto kartele.

“Presidenti Trump shpalli kartelet grupe terroriste dhe urdhëoi të goditet Sinaloa se vrau një marins. Ka një ndryshim  tjetër se kur lexonin këtu fëmijët në shkollë karteli shkonte në Meksikë Kolumbi, tani jo, drejt e në Shqipëri. Prokurorja e SHBA solli mesazhin; luftoni kartelet, ka kartele në Shqipëri. Gradualisht po dalin të vërtetat në shesh. Kjo është vetëm një fazë, faza tjetër është zgjidhja që duhet të marrin problemet”, deklaroi Berisha.

I pyetur për samitin e liderëve europinë që u zhvillua në Tiranë 5 ditë pas zgjedhjeve, Berisha tha se ai samit ishte produkt lobimi, ndërsa deklaratat e liderëve europianë për fitore historike të Ramës, sipas kreut demokrat ishin ironi

“Ai samit ishte produkt lobimi. Ajo ishte ironi. Të flasësh për 4 mandate në Ballkan do të thotë që je i lidhur kokë e këmbë me krimin. Ai ishte një takim i lobuar fort i paguar dhe i caktuar shumë para zgjedhjeve madje Rama e kishte caktuar në 12. Ne nuk u përziemë. Asnjë urim që iu bë nuk ka vlerë për zgjedhjet se zgjedhjet kanë procedurën e tyre”.

Sipas Berishës ata ndërkombëtarët që vëzhguan zgjedhjet deklaruan se në 5 qytete kishte prani krimi dhe shteti përdori resurset e tij, ndërsa gara ishte e pabarabartë.

“Ata që i panë zgjedhjet i shkruan të gjitha se në 5 qytete kishte prani krimi dhe mori pjesë shteti përdori resurset gara ishte e pabarabartë, u përdorën kanabis, punësime, pensione të gjitha për vota. Aty ka një kapitull se kurrë ndonjëherë nuk kam lexuar një raport të OSBE ODIHR një raport që tua kushtojë mediave, i nxjerrin 90% të rreshtuara me qeverinë dhe më e rënda që është shenja klasike e diktaturës është autocensuar”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy