Trup i pajetë gjendet pranë fontanës në Ulpianë – Policia nis hetimet

by informim peje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete pranë fontanës në lagjen Ulpiana.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se informacioni për rastin është marrë rreth orës 06:00 të mëngjesit.

banner

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti për media.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e vdekjes së personit.

Identiteti i të ndjerit ende nuk është bërë i ditur dhe autoritetet janë në pritje të rezultateve mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vdekje natyrale apo ndonjë rast tjetër që kërkon hetim të mëtejshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy