Vetëvendosja nominon Kadri Rahimajn për Kryetar të Kamenicës

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar kryetarin aktual të Kamenicës, Kadri Rahimaj, për edhe një mandat të dytë.

Sipas njoftimit të këtij subjekti u tha se ‘qeverisja e mirë e tij’ do të vazhdojë

banner

Postimi i plotë:

Qeverisjes së mirë ia zgjatim dorën e ia japim mbështetjen e parezervë!

Me Kryetarin Kadri Rahimaj për fitoren e rradhës në Dardanë, për mandatin e dytë.

Kryesia e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Dardanë në krye me kryetarin e qendrës, deputetin Mavriqi, në takimin e sotëm me pjesëmarrje të Kryeministrit Kurti, sekretarit organizativ Rama dhe koordinatorit të qendrave, deputetit Zyba, me unitet të plotë e me bindje të palëkundur konfirmuan mbështetjen dhe njëherazi vendosën për nominimin e kryetarit Kadri Rahimaj për mandatin e dytë, për të vazhduar mirëqeverisjen për qytetarët e komunës së Dardanës.

Investimet e qeverisjes lokale të udhëhequr nga kryetari Rahimaj janë cep më cep Dardanës, gjithandej lagjeve e fshatrave të saj, në të gjitha drejtimet, si në arsim me ndërtimin e dy çerdheve të reja e në kujdesin për shëndetin e nxënësëve si dhe të ushqyerit e tyre shëndetshëm, në sport ku ka filluar ndërtimi i stadiumit të parë të atletikës që do ta ketë vendi ynë dhe ndërtimi i stadiumit të Kikës, investimet në infrastrukturë rrugore me ç’rast po vazbdon asfaltimi i rrugëve në fshatra e në lagje në njërën anë e në anën tjetër po asfaltohet brezi kufitar 50.4 km që do ritë edhe sigurinë e do e zhvilloj edhe turizmin, investimet në sigurimin e ujit të pijshëm me ç’rast janë kyqur 6 fshatra në rrjet të ujësjellësit e po ndërtohet edhe ujësjellësi në Karaqevë.

Këto e shumë punë të tjera nën qeverisjen e shkëlqyeshme të kryetarit Rahimaj dhe ekipës së tij dhe mbështetja e nivelit qendror janë tregues të qartë që Dardanës i duhet Lëvizja sepse i duhet vizioni i saj që për bazë ka qytetarin dhe taksat e tyre i kthen në investime për mirëqenie e për zhvillim.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Dardanë e kudo në Kosovë me strukturat e saj organizative ka filluar punën pandalshëm për fitoret tona në komuna, që i duhen Republikës e u duhen qytetarëve, i duhen fshatrave e lagjeve të qyteteve, gjjthandej vendit. Është dëshmuar që modeli qeverisës lokal i udhëhequr nga LVV, sikurse në rastin e komunës së Dardanës, është më i duhuri. Prandaj, vazhdojmë fuqishëm përpara.

Urime nominimin dhe urime për fitoren e madhe në Dardanë, kryetar Rahimaj dhe të gjithë qytetarëve të Dardanës!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy