“Vota e diasporës u manipulua”, Berisha nxjerr videon: Posta Shqiptare u implikua

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte këtë të enjte në një konferencë për mediat, ku paraqiti pamje filmike të cilat sipas tij tregojnë manipulimin e zgjedhjeve të mbajtura në 11 maj, ku u ndal te vota e diasporës.

Berisha tha se këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë pasi është shkelur kontrata, sipas tij PD-ja kurrë nuk do të ftonte diasporën të votonte me një postë që do të kalonte nga Posta Shqiptare

banner

“Janë dy gjëra të ndryshme. Së pari ju e shikoni njeriun e Taulant Ballës, jo me një votues por me punonjës të DHL-së. Ju e patë personin, edhe në takim me Taulant Ballën edhe në foto dhe kjo dëshmon qartë për duart e zeza të Partisë së krimit brenda DHL-së. Këtu jemi brenda DHL-së, punonjës, jemi brenda.

Tani, cila pikë e kontratës është shkelur, është shkelur pika kryesore e kontratës; nuk mund të kishte subkontraktor. Dhe subkontraktimi u shkel pikërisht për tu nënkontratuar kompanitë që punuan ngushtë me PS-në, përfshirë Postën Shqiptare që shtriu duart në këtë proces.

Pra shkeljet janë flagrante. Ka shumë shkelje të tjera. Ky që e shihni ju me këto, i fut në një zyrë tjetër dhe i mbush vetë. Shihe. Kështu që kjo tregon se nuk ishte proces, por ishte një gjë që u bë në zyrat e partisë, nga njerëz të partisë. Të paguar janë, një pjesë janë të paguar. Kanë marrë pjesë dhe ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ambasadave.

Asnjë nga këto të mos ishte, mjafton implikimi i postës shqiptare dhe ikën ai proces. Kurrë ne nuk do të ftonim të votonim me një postë që kalon nga Posta Shqiptare. Ajo dihet se kush kalon në postën shqiptare”,-tha Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy