Zgjedhjet e 11 majit/ Fatos Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

by Nexhat

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me skype në emisionin “Log.” në News24, kundërshtoi  narrativën se Partia Socialiste fiton vetëm përballë Sali Berishës

Duke iu referuar diskutimeve të vazhdueshme në publik, Lubonja ka hedhur poshtë idenë se fitorja e Partisë Socialiste lidhet automatikisht me praninë e Sali Berishës në krye të opozitës

banner

“E hedh poshtë një tezë që ka qarkulluar shpesh  se Rama fiton sepse ka Berishën përballë. Kjo nuk u konfirmua nga zgjedhjet.”

Sipas tij, përtej emrave, ekuilibrat politikë janë prishur dhe regjimi aktual ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e një force të vetme politike, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e votës.

Analisti Lubonja, nënvizoi se nuk jemi më përballë një sistemi zgjedhor normal, por të një realiteti ku kontrolli mbi institucionet dhe përfshirja e strukturave kriminale kanë deformuar procesin demokratik.

“Nuk është më njësoj si në zgjedhjet e mëparshme. Është prishur ekuilibri i forcave. Edi Rama ka marrë të gjitha pushtetet. Këtë rezultat nuk mund ta lexosh pa këtë kontekst”, duke shtuar se Sara Mila apo Zegjineja nuk kanë marrë vota vetëm për vete, por për partinë. Kanë nxjerrë nga tre deputetë në një qytet. Janë vota të krimit.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy