Zyrtare: Vincenzo Italiano rinovon me Bolonjën deri në vitin 2027

by informim peje

Vincenzo Italiano do të vazhdojë aventurën e tij te Bologna, pasi ka firmosur zyrtarisht rinovimin e kontratës deri më 30 qershor 2027.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një komunikate zyrtare: “Bologna FC 1909 njofton se ka arritur marrëveshjen me Vincenzo Italiano-n për rinovimin e kontratës deri më 30 qershor 2027”.

banner

Vendimi vjen pas një sezoni historik për klubin kuqeblu, ku trajneri arriti të fitojë Kupën e Italisë – një trofe që mungonte në vitrinat e Bolonjës prej më shumë se pesë dekadash. Ky sukses i jashtëzakonshëm, i arritur vetëm në vitin e tij të parë në pankinën bolognese, ka bindur drejtuesit e klubit për të forcuar bashkëpunimin me trajnerin që solli identitet të ri dhe frymë garuese.

Italiano ishte një nga emrat më të lakuar në merkato, duke u përfolur gjerësisht si kandidat i mundshëm për pankinën e Milanit. Megjithatë, ai zgjodhi t’i qëndronte besnik projektit të nisur në Bolonjë, duke refuzuar ofertën e klubit kuqezi dhe duke dhënë sinjal të qartë për vazhdimësinë dhe stabilitetin.

Në një deklaratë për mediet, trajneri nuk e fshehu entuziazmin: “Jam shumë i lumtur që do të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku. Na presin shumë sfida interesante dhe objektiva të rëndësishëm për t’u arritur. Do të rikthehemi në korrik më të motivuar se kurrë!”

Pas rikthimit të Bolonjës në arenën evropiane, trajneri dhe klubi duken të vendosur për të nisur një cikël të ri ambicioz, me synime edhe më të mëdha në Serie A dhe jashtë saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy