14
Një telefonatë anonime ngriti alarmin për një bombë në parkingun e një hoteli në qendër të Tiranës. Menjëherë pas njoftimit, policia ndërhyri dhe evakuoi personat që ndodheshin në ndërtesë.
Pas kontrolleve të imtësishme nga forcat xheniere, nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një alarm të rremë dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit të telefonatës.