Arrestohet Nexhat Behluli, kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës

by informim peje

Gazetari nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behluli, është arrestuar pasditen e së premtes nga Policia e Kosovës.

Behluli ishte intervistuar dje nga drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në Prishtinë, në cilësinë e të dyshuarit.

banner

Me vendim të Prokurorit kujdes Behluli është ndaluar për 48 orë, mëson Paparaci përmes burimeve në organet e drejtësisë.

Gazetari nga Presheva i kishte cilësuar gazetarët “kancer i shtetit të Kosovës”.

“Nëse vetëm pak ja keni haberë profesionit të gazetaris e keni kuptu si funksionojnë këta profiterat medial, njëri prej tyne e publikon një Lajm tendencioz, të gjithë pas e publikojnë të njejtin Lajm vetëm ja ndryshojnë titullin. Nëse njërit prej ktyne ju zbulohet naj aferë, të gjithë këta tjerët pastaj i dalin në mbrojtje ! Këta janë kancer i shtetit të Kosovës dhe çka është më e keqja shumë jan forcu, nuk nalen, e vetmja mundësi me ja nal hovin e zullumit është sikur Bullgaria dhe Rumania qysh i ka eliminu kriminelët në prag të antarsimit në BE”, kishte shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy