Arrestohet një shtetas i Serbisë në Vërmicë, tentoi të korruptonte zyrtarin policor

by Nexhat

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës.

Ai ishte me kamion me targa të Serbisë dhe gjatë dhënies së dokumentacionit i ka ofruar edhe një kartëmonedhë si ryshfet.

banner

Policia tha se ai është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje.

“PKK-Vërmicë / 29.05.2025-14:25.  Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamionin me targa të Serbisë,  gjatë kontrollit në hyrje bashkë me dokumentacion ka ofruar edhe një kartëmonedhë si ryshfet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa kartëmonedha është konfiskuar së dëshmi materiale”, tha policia

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy