Besiktas vendos çmimin për Ernest Muçin

by Nexhat

Futbollisti shqiptar Ernest Muçi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së nga disa klube evropiane.

Klube të njohura nga Italia dhe Gjermania janë të interesuara për reprezentuesin e Shqipërisë.

banner

Sipas medieve turke, Besiktas kërkon plot 10 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar.

Kjo shumë përkon me investimin që klubi turk bëri për transferimin e Muçit nga Legia e Varshavës, në shkurt të vitit 2024.

Muçi me Besiktas ka zhvilluar 54 ndeshje, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 4 asistime, duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij.

Ai me klubin turk ka kontratë deri në vitin 2027, ndaj Besiktas është në një pozitë të favorshme për të kërkuar maksimumin nga shitja e tij në këtë verë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy