Dhoma e Tregtisë padit ZRrE-në për vendimin mbi tregun e lirë të energjisë: Paralajmëron pasoja për bizneset

by informim peje

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK) ka dorëzuar zyrtarisht padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke kundërshtuar vendimin për kalimin e obligueshëm të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike nga 1 qershori.

Sipas DhTIK-së, ky vendim është i nxituar, i njëanshëm dhe i papërgatitur mirë, me pasoja të rënda financiare për sektorin privat. “Vendimi është marrë pa konsultime me palët e interesuara, pa një analizë të plotë të tregut, dhe pa siguruar kushte të barabarta konkurruese. Ky veprim rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë e shumë bizneseve dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në humbjen e vendeve të punës,” thuhet në reagimin zyrtar të Dhomës.

banner

Organizata e bizneseve ngre shqetësimin se, ndonëse në teori tregu është liberalizuar, në praktikë ekziston vetëm një ofertues real – kompania KESCO – e cila po u dërgon oferta bizneseve për furnizim me energji. “Kjo situatë përbën një monopol të maskuar dhe rrit ndjeshëm rrezikun për keqpërdorime me çmime dhe cilësi shërbimi, gjë që bie ndesh me vetë parimet e një tregu të lirë dhe konkurrues,” thuhet më tej në njoftim.

Dhoma u bën thirrje institucioneve të drejtësisë që të ndërhyjnë menjëherë dhe të pezullojnë zbatimin e vendimit të ZRrE-së, duke kërkuar një proces të ri – gjithëpërfshirës, transparent dhe të bazuar në standardet ligjore dhe ekonomike. “DhTIK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të bizneseve dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, politike dhe publike për të garantuar një treg energjetik të drejtë dhe funksional,” përfundon reagimi.

Në shenjë pakënaqësie, komuniteti i bizneseve protestoi dje për dy orë, duke bllokuar hyrjet kryesore të Prishtinës dhe duke kërkuar shtyrjen e menjëhershme të hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy