“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët

by Nexhat

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka ngritur alarmin mbi pasojat e emigracionit masiv, duke e lidhur këtë fenomen me rritjen e rrezikut për trafikimin e qenieve njerëzore.

Në një mesazh të publikuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë, Rubio thekson se në shumë raste, emigrimi masiv shndërrohet në një rrugë drejt trafikimit të individëve, duke nënvizuar nevojën për adresimin urgjent të këtij problemi

banner

“Ne duam të parandalojmë emigrimin masiv sepse ai i jep shtysë trafikimit të qenieve njerëzore. Në shumë raste, emigrimi masiv është trafikim i qenieve njerëzore. Nuk ka asgjë humanitare, asgjë të dhembshur në emigrimin masiv. Të vetmit njerëz që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët.” – Sekretari i Shtetit Marco Rubio

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy