Duda Balje lajmërohet nga Shkupi duke shëtitur me motoçikletë: Jemi te Ismeti, jo te Izeti

by Nexhat

Deputetja Duda Balje është lajmëruar nga Shkupi duke publikuar një fotografi me motoçikletë që siç duket në shoqërimin e bashkëshortit të saj.

“Jemi në Shkup, ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti dhe ju përshëndesim”, shkroi Balje në një fotografi të postuar në story në Facebook.

banner

Balje, pak më parë u pa në një kafene në Çarshinë e Shkupit, afër selisë së Izet Mexhitit, kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe një nga liderët kyç të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Express. Ajo u pa në kafenenë “Terasa”.

Kjo vizitë e Baljes në Shkup vjen pas deklaratave që ajo i bëri se i është ofruar pozita e profesoreshës në Shkup në këmbim të votës për Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku. Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e punës si profesoreshë”, kishte thënë Balje para disa ditësh.

Balje s’iu përgjigj pyetjeve nëse vizita e saj në Shkup lidhet me këtë ofertë, për të cilën më herët ka thënë se e ka refuzuar.

Balje ka thënë se e ka refuzuar këtë ofertë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy