E çuditshme, Dalipi i sulmon mediat edhe pse PDK tregoi se vëllai i tij po pret te pajiset me leje për tregti me rrymë

by Nexhat

Ndonëse deputeti i PDK-së, Ableard Tahiri, ka qenë i pari që ka nxjerrë në publik faktin se vëllai i Luan Dalipit, Dritoni, ka aplikuar për të marrë licencë për tregti me energji elektrike në Kosovë, shefi i stafit të Kurtit ka vendosur që t’i sulmojë mediat që kanë raportuar sot për këtë çështje,

Në arsyetimin e tij të gjatë për vëllain dhe dëshirën për t’iu futur biznesit me rrymë, Dalipi një pjesë ua ka kushtuar edhe mediave.

banner

“Portalet që e bënë këtë “Breaking Neës” ndoshta kanë nevojë për pushim veror… ose një kurs bazik në ekonomi. Kurse për ata që duan të dinë më shumë – lexoni më poshtë”, ka shkruar ai.

Dalipi ka kërkuar nga qytetarët e ndershëm të Kosovës që të mos besojnë gjithkçka që lexojnë në media, në sqarimin e tij ku e pranon që vëllai i tij dëshiron t’i futet tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

“Për qytetarët e ndershëm të këtij vendi, përfshirë edhe ata me bindje të ndryshme politike: Mos i besoni gjithçkaje që lexoni në portale që fatkeqësisht shumë prej tyre janë shndërruar në vegla të propagandës politike. Ka shumë mercenarë që nuk e kanë hallin tek e vërteta, por tek titujt bombastikë”, ka shkruar Dalipi.

Sulmet nga Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje drejtuar mediave kanë qenë diçka shumë e zakonshme në katër vitet e fundit. Kjo është edhe një prej arsyeve pse Kosova ka shënuar record negative në renditjen sa i përket lirisë së mediave në Indeksin e Reporterëve pa Kufij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy