Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, në profilin e tij në “facebook” ka publikuar një fotografi për të cilën rrejshëm konstaton se ajo që shihet në të ndodhet në Kosovë.
Bëhet fjalë për një fotografi e cila është e realizuar në Gjermani në vitin 2020, ku një numër i madh helikopterësh shihen duke fluturuar mbi disa ara të punuara.
“Mbi tokat e punuara nga duart e arta të bujqëve të Kosovës, po trajnohen të rinjtë e të rejat ushtarak, që ti dalin zot Republikës. Çdo pëllëmb e kësaj toke më e zhvilluar e më e sigurtë së kurrë! “, ka shkruar Azemi.