Ehat Miftaraj: Disa këshilltarë të Kurtit merakli të tregtisë me rrymë, pas 4 vitesh pushtet kanë më shumë pare e banesa

by Nexhat

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesante të shihet se si disa këshilltarë të Albin Kurtit janë merakli të tregtisë me rrymë elektrike,

Miftaraj në një status në profilin e tij përmend edhe faktin se si pas ardhjes në pushtet i kanë hyrë biznesit me energji elektrike.

banner

Ai thotë se atyre iu është rritur edhe numri i banesave që kanë në pronësi, krahas me rritjen e kursimeve dhe financave personale.

Miftaraj thotë se Qeveria Kurti nga kërkesa për shtet të së drejtës, ka kaluar në shtet të këshilltarëve dhe klientelizmit.

Postimi i plotë:

 Interesant se si disa keshilltare te Albin Kurtit jane marakli te tregtise me rryme elektrike.

Interesant se biznesit te tregtise me rryme elektrike i kane hyre vetem pasi qe partia e tyre ka ardh ne pushtet.

Interesant se si per kater ose pese vite pushtet, numri i banesave se tyre eshte rritur krahas edhe rritjes se kursimeve dhe financave personale.

Nga kerkesa per shtet te se drejtes, ne shtet te keshilltareve dhe klientelizmit. 

Era shtet i kapur!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy