Fëmijët në Kopshtin nr. 1 në Gramsh u infektuan me salmonelë nga veza e kontaminuar. Burime nga AKU bëjnë me dije se pas analizimit të kampionëve rezultoi që vesa e përdorur në kopsht ishte e kontaminuar me salmonelë, ndërsa rezultuan të pastra mishi dhe qumështi. Furnizimi i kopshtit bëhej nga kompania “Nelsa” shpk
Skandali i salmonelës në kopshtin e fëmijëve në Gramsh u identifikua një javë më parë kur disa fëmijë shfaqën simptoma të njëjta të sëmundjes duke nxitur dyshime tek mjekët të cilët kërkuan analiza të mëtejshme
ISHP kreu analizat për 79 persona të këtij kopshti, ku 17 prej tyre rezultuan pozitiv me virusin e rrezikshëm, 16 fëmijë dhe psikologia e kopshtit.
Aktualisht gjendja shëndetësore e 6 fëmijëve që kërkuan kujdes shëndetësor paraqitet e qëndrushm dhe ata ndodhen në shtëpi.
AKU ka marrë masën e pezullimit të aktivitetit të Kopshtit nr.1 në Gramsh deri në rikthimin e të gjithë parametrave të sigurisë shëndetësore dhe dezinfektimeve të mëtejshme
Tashmë është Prokuroria e Elbasanit e cila pas analizave do të nisë zbatimin e procedurave ligjore të parashikuara dhe hetimet e mëtejshme. Mësohet se kompania “Nelsa shpk” po hetohet për tregtimin e produkteve të kontaminuara të cilat paraqesin rrezikshmëri shëndetësore