Ibrahimi: U kërcënova me jetë pas debateve me ministrin Hekuran Murati

by Nexhat

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për herë të parë ka rrëfyer në emisionin EURO n’T7 për kërcënimet me jetë që kishte marrë pas debateve që kishte me ministra të Qeverisë Kurti.

Ibrahimi ka rrëfyer se debatet dhe linçimet publike nga anëtarë të Qeverisë Kurti II kanë filluar që në fillim të mandatit të saj. Sipas tij, i pari që ka nisur linçimet publike kundër tij ka qenë këshilltari i ministrit Elbert Krasniqi, Fidan Kalaja, për të cilin Ibrahimi thotë se ka ngritur kallëzim penal.

banner

E gjithë kjo, sipas Ibrahimit, ka ndodhur për shkak të punës së tij si drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave, si organ që ka përfaqësuar komunat duke kërkuar mbështetje nga qeveria.

“Mua fillimisht më ka ardhur një email privat ku thuhej se nëse vazhdoj me këto kundërshtime në relacion me ministrin Hekuran Murati, kemi me ardhë në zyrë, kemi me të lidhë dhe kemi me të tërheqë zvarrë deri te Hoteli Sirius. Unë e kam injoruar”, ka thënë Ibrahimi.

Por sipas tij, kërcënimet nuk kanë përfunduar aty.

Ai, i emocionuar, tregon edhe raste të tjera kur ka marrë kërcënime me jetë, pasi nuk i ka ndalur kundërshtimet me arsye ndaj ministrave të Qeverisë Kurti.

“Babait tim, tani të ndjerë, dy persona i kanë shkuar në dyqanin e tij dhe i kanë thënë: porosite djalin tënd që mos të dalë me ecë nëpër shesh. Ka pasur shantazhe e kërcënime, por unë nuk jam ndalur. Këto kërcënime kanë ardhur kur kishim debatin me ministrin Hekuran Murati, i cili donte t’ua merrte komunave 100 milionë euro si të hyra të bartura. Kërcënimet kanë vazhduar edhe kur kemi dërguar lëndën në Gjykatën Themelore për lëndë përmbarimore ndaj komunave, kur kanë qenë në pyetje 35 milionë euro ku u dëmtuan komunat. Kanë dalë dhe kanë thënë: ‘Sazani po lobon dhe po dërgon lëndë në gjykata se dëshiron t’i fitojë 10%’. Kjo ka qenë e tmerrshme. Dhe më e rënda ka qenë kur më kanë vendosur një pllakatë në derën e shtëpisë time me mbishkrimin ‘Kjo është mundësia jote e fundit’”, ka pohuar Ibrahimi.

Ai ka thënë me përgjegjësi të plotë se edhe në të kaluarën ka pasur debate me ministra e zyrtarë qeveritarë, por kurrë nuk është kërcënuar me jetë apo shantazhuar si gjatë Qeverisë Kurti II.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy