Kadrijaj: Ndoshta gjykata duhet ta precizojë një afat kohor për zgjedhjen e kryeparlamentarit

by Nexhat

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila pak ditë më parë ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilën këkron intepretim kushtetues mbi procedurat dhe zvarritjen për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit.

Kadrijaj ka thënë se presin nga gjykata që lënda të trajtohet me seriozitet dhe të vendoset një afat kohë për konstituimin e kuvendit ashtu siç është e përcaktuar edhe për formimin e qeverisë.

banner

‘’Kur e kam dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese kam kërkuar që të trajtohet me urgjencë lënda për shkak të bllokadës politike. Ndoshta është një rast unik që gjykata mundet me i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje edhe për punën e trajtimit apo kohëzgjatjes së sa një parti politike ka të drejtë ta shfrytëzojë të drejtën e kandidimit të një kandidati edhe nëse nuk i merr votat, sepse mundet në pafundësi të bëjë bllokata të tilla. Kryeparlamentari votohet me një marrëveshje politike, me një koalicion politik. Asnjëherë nuk ka ndodh që kryetarin e kuvendit ta votojnë partitë e tjera që nuk kanë një marrëveshje politike. Kjo se çfarë po kërkon LVV-ja nuk ka sens. Nuk e kemi obligim ne me votu asnjë kandidat. Por, megjithatë ne e kemi dhënë një alteranativë për hirë të Kosovës dhe jo të LVV-së që të dalim nga bllokada politike. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese shpejtë të kthej një përgjigje. Por, shpresojmë se do i trajtoj me seriozitet çështjet ku kemi ngelë. Nuk i gjykoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse ne i respektojmë, por ndoshta ta precizoj një afat kohorë sikurse është për formimin e Qeverisë” tha Kadrijaj për RTV21.

Deputetja Kadrijaj ka kritikuar edhe udhëheqësin e seancës konstituive Avni Dehari.

‘’Ne kemi filluar një proces me votim të hapur tash po kërkohet të kalohet në një proces të mbyllur kjo po mendoj se është një lojë e LVV-së sepse edhe po të votohet ai komision, ne si deputetë nuk do të marrim pjesë fare në votim dhe prapë rezultati do te jetë i njejtë. Kjo është një lojë që po e përdorë LVV-ja. Por edhe nëse votohet kryeparlamentari, LVV-ja do të bëhet lojë edhe me zgjedhjen e nënkryetarëve të kuvendit”, theksoi ajo. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy