Kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur gjatë konferencës së sotme me gazetarët në lidhje me kandidatët demokratë që kanë kërkuar rinumërim të votave preferenciale të zgjedhjeve të 11 majit
Berisha u shpreh se nuk ka dijeni se sa kandidatë kanë kërkuar rinumërim, por u shpreh se kushdo që kërkon ta bëjë këtë është i lirë dhe PD nuk do të bllokojë askënd
Ai theksoi se nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do të identifikohen dhe ndaj tyre do të mbahet një qëndrim ligjor.
“Farsa elektorale është realitet i pamohueshëm, i padiskutueshëm dhe kjo që thoni ju, 2 3 4 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asnjë gjë poshtë nga këto që themi.
Sa u përket kandidatëve nuk e di sa kanë kërkuar rinumërim, por cilido që dëshiron është i lirë ta bëjë. Ne nuk bllokojmë asnjë që të bëjë transparencën. Fare. Nëse ka patur njerëz të pandërgjegjshëm ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Padiskutim kjo. Këtu nuk kemi dy standarde, por nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën”, tha Berisha