Krizë mes aleatëve të vjetër: Serbia dhe Rusia me hetim të përbashkët për armët serbe në Ukrainë

by Nexhat

Pas akuzave nga Rusia se Serbia po vazhdon të dërgojë municione në Ukrainë, përkundër deklaratave se “është neutrale”, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se të dy vendet do të zhvillojnë një hetim të përbashkët për të zbuluar se si municioni i prodhuar në Serbi ka përfunduar në duart e forcave ukrainase.

“Ne kemi formuar një grup pune së bashku me partnerët rusë për të zbardhur faktet. Disa nga gjërat që janë thënë nuk janë të vërteta,” ka thënë Vuçiq për RTS-në, raporton Reuters.

banner

Kujtojmë se Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) akuzoi Serbinë për “thikë pas shpine”, duke pretenduar se prodhuesit serbë të armëve po shesin municion dhe armatim për Ukrainën.

Në deklaratën e SVR-së, thuhej se: “Këto shitje kanë një qëllim të qartë – të vrasin dhe plagosin ushtarë rusë dhe popullatë civile.” Tutje thuhej se, Serbia i dërgon armët në Ukrainë përmes ndërmjetësve të NATO-s, përfshirë Republikën Çeke, Poloninë dhe Bullgarinë, si dhe disa vende afrikane.

Dihet se Beogradi ka ndjekur një rrugë të kujdesshme mes lidhjeve historike me Rusinë dhe synimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendi e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy