Kurtit sot i dolën shpenzimet e majme për dreka e darka, para 14 vjetësh nervozohej fort: Po e hanë shtetin në restorane

by Nexhat

Një deklaratë e vjetër e kryeministrit Albin Kurti, e dhënë sa ishte në opozitë, po qarkullon sërish pas raportimeve të fundit mbi rritjen e shpenzimeve të Zyrës së Kryeministrit për dreka, darka dhe ngjarje zyrtare.

“Ne nuk shkojmë nëpër restorante, me hangër e me pi dreka e darka të shtrenjta me pare të popullit dhe të marrim vendime në kurriz të popullit. Nuk ndërtohet shteti nëpër restorante, nëpër restorante hahet shteti,” ishte shprehur Kurti dikur me tone të ashpra kundër mënyrës së qeverisjes së atëhershme.

banner

Por shifrat e raportuara për vitin 2024 tregojnë një realitet tjetër. Sipas të dhënave zyrtare, Zyra e Kryeministrit të Kosovës – përfshirë vet Kurtin – ka nëntëfishuar shpenzimet e saj krahasuar me vitin 2021, kur qeveria e tij mori për herë të parë mandatin.

Në vitin e parë të qeverisjes, Kurti dhe stafi i tij kishin shpenzuar vetëm 3,425 euro e 84 cent për dreka dhe darka zyrtare gjatë nëntë muajve të parë. Ndërsa në vitin 2024, kjo shumë ka arritur në 112,332 euro e 87 cent, që do të thotë një rritje prej 32-fish.

Në përkthim të thjeshtë, kjo do të thotë se çdo ditë, në mesatare, janë harxhuar 307 euro – pothuajse sa paga minimale mujore në Kosovë, e cila është 350 euro që nga viti i kaluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy