Lautaro Martinez flet mes lotëve: Vetëm një skuadër mund ta fitojë trofeun, na duhet një paraqitje perfekte

by Nexhat

Lautaro Martinez u rrëmbye nga lotët para finales së Ligës së Kampionëve të Interit kundër Paris Saint-Germainit, me argjentinasin që ka deklaruar se kjo është koha e duhur për ta fituar atë.  

Finalja e madhe mes Interit dhe PSG-së do të luhet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 21:00 në Munich të Gjermanisë. 

banner

Kapiteni foli për Sky Sport Italia përpara se të hynte në konferencën e tij për shtyp dhe u prek deri në lot nga një video që tregonte mesazhe nga nëna, babai, gruaja dhe fëmijët e tij. 

“Është e vështirë të flas, sepse më shtyjnë të mos dorëzohem kurrë. Dua vërtet t’i falënderoj dhe t’ua dedikoj atyre fitoren në Ligën e Kampionëve”, tha Lautaro Martinez mes lotësh. 

Kjo është finalja e tij e dytë e Ligës së Kampionëve në vetëm tre vjet, pasi skuadra e Interit është praktikisht e njëjta me atë që humbi 1-0 ndaj Manchester Cityt në vitin 2023

“Na duhet performanca perfekte”, shtoi sulmuesi në konferencën e tij për shtyp. 

“Të qenit kapiten më jep më shumë përgjegjësi, por gjithmonë them se çdo ndeshje duhet të jetë si një finale për ne”.  

“Vetëm një ekip mund ta fitojë trofeun, por gjëja e rëndësishme është që ne të japim gjithçka që kemi. Duhet të mendojmë vetëm pozitivisht”

Martinez ishte vendimtar në rrugëtimin e Interit në Ligën e Kampionëve këtë sezon, duke shënuar nëntë gola në 13 ndeshje. 

“Kam shënuar shumë gola në ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampionëve, jam i lumtur që po luaj në finalen time të dytë në tre vjet, gjë që falë punës së palodhur, sakrificës dhe përulësisë së të gjithëve këtu”. 

“Ne jemi përmirësuar si ekip, duke u përballur me kundërshtarë të fortë në atmosfera shumë të vështira, duke mposhtur ekipe që kishin një seri të gjatë të pamposhtur”

“Interi fitoi respekt gjatë gjithë garës, duke punuar shumë, duke mbajtur kokën ulur dhe duke u përqendruar te vetja. Tani mund ta sjellim këtë trofe në shtëpi pas kaq shumë kohe dhe duam paraqitjen perfekte”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy