Reperi i njohur, Fero, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
“Lejla” titullohet kënga e fundit e artistit, e cila është publikuar së bashku me videoklip.
Në videon që shoqëron këngën, Fero shfaqet në skena të stilizuara përkrah një vajze bionde, duke krijuar një atmosferë misterioze dhe romantike.

Klipi është vizualisht tërheqës, me tone të errëta dhe elemente urbane që i përshtaten stilit të reperit.
“Lejla” vjen pas një pauze të shkurtë nga skena muzikore dhe tregon një anë më të butë dhe introspektive të Feros, duke ruajtur njëkohësisht ritmin dhe stilin që e ka bërë të njohur.
Me tekst emocional dhe beat modern, kënga është pritur mirë nga fansat, të cilët kanë shprehur menjëherë entuziazmin në rrjetet sociale.
Ky projekt është një tjetër dëshmi e kthimit të Feros në muzikë, me prurje që synojnë të lënë gjurmë në tregun muzikor shqiptar