Jon Hoti u dënua sot me 24 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Albison dhe Rexhep Slivovës, në nëntor të vitit 2024, në Klinë.
Pas këtij vendimi, është deklaruar Ramadan Slivova, babai i Rexhepit, i cili me dhimbje të madhe foli për të birin.
Dënimi i shqiptuar sot nuk e lehtësoi atë. Ai tha se ka pritur që i akuzuari të marrë një dënim më të ashpër.
“Shumë pak është dënu, se janë dy raste, nuk është vetëm një rast, për mendimin tim është shumë pak. Por e ka vendos gjykata, e lëmë ashtu. Unë e kam pritur burgim të përjetshëm. Ky është dënu shumë pak, pak, pak, pak. Ka bë krim që nuk bëhet”, tha prindi i viktimës.