PDK paraqet kundërshtim administrativ ndaj vendimit të ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

by Nexhat

Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur një kundërshtim administrativ ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025.

Në dokumentin e dorëzuar nga avokati Faton Fetahu, PDK kërkon ndërprerjen e menjëhershme të zbatimit të këtij akti, duke argumentuar se ai është nxjerrë në kundërshtim me ligjin, pa konsultime adekuate dhe pa përmbushur kushtet e nevojshme për konkurrencë efektive në treg.

banner

PDK thotë se “vendimi do të ketë pasoja të rënda për mbi 1,300 biznese dhe rreth 140 mijë punëtorë, duke rrezikuar falimentimin e ndërmarrjeve, nxitjen e inflacionit dhe rritjen e çmimeve për konsumatorët.

“PDK i referohet gjithashtu opinionit të Avokatit të Popullit dhe analizave të Odës Ekonomike të Kosovës për të mbështetur kërkesën për pezullim të vendimit”.

Sipas PDK-së, ZRRE ka vepruar pa pasur një vlerësim nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe “ka favorizuar pozitat dominuese në treg, duke mos siguruar kushte reale për zgjedhje të lirë të furnizuesve nga konsumatorët”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy