Partia Demokratike e Kosovës ka nisur sot betejën ligjore, përmes një kundërshtimi administrativ ndaj njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, me të cilin nga data 1 qershor 2025 parashihet largimi i një numri të madh biznesesh nga furnizimi përmes shërbimit universal dhe kalimi i tyre në tregun e lirë të energjisë.
Abelard Tahiri, po ashtu njoftoi se njëra nga kompanitë që ka aplikuar për licencim për shitblerje të energjisë është MDA, kompani e themeluar nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi.
“Luan Dalipi është themelues dhe njëkohësisht ka qenë pronar i kësaj kompanie. Pra, MDA e shefit të stafit të kryeministrit, që sot drejtohet nga Driton Dalipi, ka aplikuar për licencë për furnizim me energji elektrike në vendin tonë. Në njërën anë, kryeministri e dërgon vëllain në Departamentin për Shitblerje të Energjisë Elektrike në KEK dhe në anën tjetër shefi i stafit të kryeministrit kërkon licencë që këtyre kompanive që i kanë qitë në treg të lirë t’iu shesë energji elektrike”, shtoi Tahiri
MDA është e regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), si “Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara” në emër të Driton Dalipit më 09.01.2004
Ndryshe, ditën e enjte bizneset kanë protestuar rreth dy orë në Prishtinë, ku kundërshtuan daljen në treg të lirë të energjisë elektrike, ata kërkuan reflektim nga institucionet përgjegjëse, duke paralajmëruar radikalizim të protestave.
Përfaqësuesit e bizneseve deklaruan se kanë nevojë për afat kohor, në mënyrë që të dalin në treg të lirë të energjisë