PEJË/ Policia arreston 61 persona me urdhëresa gjyqësore për muajin maj

by Nexhat

Gjatë muajit maj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore përkatëse, ka zbatuar një numër të konsiderueshëm urdhëresash të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Në periudhën 1 deri më 30 maj 2025, janë arrestuar gjithsej gjashtëdhjetë e një (61) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

banner

Sipas njoftimit zyrtar, disa nga të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa të tjerët janë paraqitur në seanca gjyqësore dhe, pas pagesës së gjobave, janë liruar.

Policia e Pejës thekson se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave gjyqësore, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të sigurisë publike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy