Real Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e Alexander-Arnold

by Nexhat

Real Madridi e ka zyrtarizuar nënshkrimin e Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i djathtë anglez i bashkohet Los Blancos pasi përfundoi kontratën e tij me Liverpoolin dhe nënshkroi një marrëveshje gjashtëvjeçare.

Los Blancos kanë njoftuar marrveshjen me Liverpoolin për lejimin e mbrojtësit të djathtë, t’i bashkohet ekipit të tyre nga data 1 qershor, duke qenë i gatshëm për të luajtur në Kupën e Botës për Klube.

banner

“Real Madrid CF dhe Liverpool FC kanë arritur një marrëveshje që do ta mbajë Trent Alexander-Arnold në klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2031”.

“Alexander-Arnold do të luajë me Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 14 qershori”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Ndryshe, 26-vjeçari anglez i bashkohet Real Madridit pasi fitoi nëntë tituj me Liverpool: 1 Ligë të Kampionëve, 1 Kupë Bote për Klube, 1 Superkupë të Evropës, 2 tituj të Ligës Premier, 1 FA Cup, 2 Kupa të Ligës dhe 1 Superkupë të Anglisë.

Alexander-Arnold, i cili e ka kaluar të gjithë karrierën e tij futbollistike te Reds, ka qenë përfaqësues i Anglisë që nga viti 2018, me të cilin ka luajtur në dy Kupa Bote (2018 dhe 2022) dhe një Kampionat Evropian (2024). 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy